• |
ide | kryesore

“Mos i bëj punët me b…”, një shprehje që s’vlen për J.Lo dhe Nicky Minaj

Arkiva, Pikante
jlo1.jpg



“Mos i bëj punët me b…ë” thotë populli. Por në Hollivud, kjo shprehje nuk ka më vlerë, sepse të pasmet e një femre të bukur janë arma më fitimprurëse. Një betejë e “ashpër” po zhvillohet mes dy këngëtareve, Jennifer Lopez dhe Nicky Minaj të admiruara si për muzikën ashtu edhe për të pasmet e bollshme të tyre.  Gjatë koncertit Fashion Rocks të martën mbrëma të organizuar gjatë javës së modës në Neë York , JLO sfidoi hapur Minaj teksa këndoi hitin e saj më të ri “Booty” dedikuar tërësisht fundshpinës së një femre. 45 vjeçarja u ktheu shpinën spektatorëve përgjatë gjithë kohës duke tundur e shkundur të pasmet e saj. 31 vjeçarja Nicki Minaj iu kundërpërgjigj me të njëjtat armë “të lavdishme” teksa këndoi këngën e saj të re “Anakonda” e cila arrin të hipnotizojë shikuesit me larminë dhe lëvizjet e panumërta të vitheve në një video të vetme. Spektatorët dolën nga hipnoza kur në skenë u ngjit Pit Bull, ndjekur nga Usher dhe Rita Ora.  Kush e fitoi betejën e vitheve nuk dihet akoma, por në Hollivud lufta vazhdon.