• |
ide | kryesore

Tuna, e tmershme kur është e pa retushuar

Arkiva, Paparazzi
TUNAAAA..jpg



E kemi parë shpesh të provokojë me fotot e saj seksi. Këngëtarja e njohur shqiptare që jeton në Maqedoni renditet sigurisht ndër femrat tërheqëse të skenës shqiptare. Por në disa foto të pak ditëve më parë të publikuara fillimisht në gazeten Panorama, në plazhin e Dhërmit, ajo thuajse nuk njihet. Këngëtarja seksi e kopertinave të revistave zhgënjen shumë me pamjen. Përveç fytyrës pa grim, shumë larg portretit të kuruar në klipe e foto, Tuna zhgënjen mbi të gjitha me fizikun e saj. Jo vetem e patonifikuar, por shfaq probleme të theksuara me peshën dhe barkun. Pas klipit " MMV" me Getoar Selimin, ku shihej ekstravagante dhe e kuruar, Altuna Sejdiu na shfaqet tashme me shume kilogramë mbi peshë. Ajo ndërsa merte rreze nuk i ka kursyer puthjet në publik me të dashurin e saj, reperin Cozman, me të cilin arriti kulmin e suksesit në muzikë me klipin "Fenix". Pak ditë më parë Lapsi.al botoi dhe numërimin e klikimeve te youtube të këngëtarëve shqiptarë më në zë të momentit ku Tuna zinte vendin e parë. Por që të zërë vendin e pare edhe në imazh do ti duhet shumë punë. Dje jo trukim fotosh. Jo më kot në Francë po bëhet një debat i madh që kërkon ti ndalojë revistave publikimin e fotove të retushuara duke i konsideruar ato si mashtrim për publikun.