• |
ide | kryesore

Bento shkarkohet pas ndeshjes me Shqipërinë

Arkiva, Sport
bento_6053.jpg



Paulo Bento nuk do të vazhdojë më të jetë tekniku i përfaqësueses së Portugalisë. Ai nuk do ta drejtojë më këtë ekip pas humbjes shokuese që pësoi nga kombëtarja shqiptare (dhe golit spektakolar të Bekim Balajt) 1:0 në qytetin e Aveiros. Publico.pt njoftoi e para vendimin e Federatës Portugeze të Futbollit i marrë të enjten.

Sipas të njëjtit njoftim, marrëveshja është ndërprerë me mirëkuptimin e të dyja palëve. Federata thotë se zëvenësuesi i Bentos do të lajmërohet në ditët në vijim por nuk përcakton një datë të saktë.

Bento u vu në një presin të madh nga gazetat dhe opinion sportiv pas humbjes 1-0 nga Shqipëria, humje e cila u konsiderua “turpëruese”.