• |
ide | kryesore

Ja si do të jetë sheshi Nënë Tereza në 2015

Arkiva, Stil
sheshi nene tereza.jpg



Kjo foto tregon se si do të jetë sheshi Nënë Tereza pas pak muajsh. Ajo u publikua në faqen zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në Facebook. Sheshi do të shndërrohet thuasje tërësisht në hapësirë pedonale. Në të dy krahët e tij do të ketë pemë dhe stola. Në mes do të ketë një pasqyrë ujore me disa shatërvanë të vegjël. Në të dy krahët është parashikuar nga një korsi për automjetet. Qarkullimi do të jetë i kufizuar e madje është menduar që në orare të caktuara, gjatë mbrëmjes, qarkullimi të ndërpritet dhe sheshi të shndërrohet tërësisht në një ambient pedonal. Punimet parashikohet të mbyllen brenda 4 muajsh dhe në janar të vitit të ardhshëm ky shesh pritet të ketë pamjen që duket në këtë foto të projektit. Pjesë e punimeve janë edhe rregullimet që po i bëhen sheshit për vizitën e Papa Françeskut.