• |
ide | kryesore

Mourinho: Ja pse Guardiola nuk ka flokë

Arkiva, Sport
mourinho.jpg



Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola nuk kënaqet në futboll dhe për këtë arsye nuk ka flokë.
Edhe pse vazhdimisht insiston se e respekton Pep Guardiolën, Jose Mourinho vazhdon të ketë përplasje me ish rivalin e tij nga Barcelona, aktualisht në drejtim të Bayern Munichut.
Menaxheri i Chelseas raportohet se pati një debat të nxehtë me Guardiolën edhe në forumin e fundit të trajnerëve të UEFA-s. Dhe gazeta “El Confidencial” ka publikuar një pjesë të asaj që dyshohet se Mourinho kishte thënë për Guardiolën.
“Futbolli është lumturi, kur nuk kënaqeni me të do t’iu bien flokët. Prandaj, ne të gjithë e dimë se si duket koka e Guardiolës, ai nuk kënaqet shumë në futboll”, u shpreh Mourinho.