• |
ide | kryesore

Whatsapp na bën më tradhëtarë se Facebook

Arkiva, Stil
tnsc--1197406263.jpg



“Tradhëtia në çift po ndihmohet nga rrjetet sociale”. Është ky konkluzioni i shoqatës së avokatëve të martesave në Itali, sipas së cilës, në botën perëndimore rrjetet sociale po kontribuojnë në ndarjen e mjaft familjeve, pasi përfaqësojnë një sistem shumë të shpejtë dhe të menjëhershëm për të vendosur raporte me persona të tjerë dhe për të lidhur miqësi me ta. Ky fakt thuhet se e bën edhe më të lëhtë tradhëtinë. Studime të shumta, të bazuara edhe në të dhënat që vijnë nga studio të shumta ligjore, tregojnë se WhatsApp ia ka kaluar edhe Facebook –ut përsa i përket rrezikshmërisë në këtë drejtim. Sipas këtyre të dhënave, 40 % e rasteve të tradhëtisë në çift zbulohen në WhatsApp.