• |
ide | kryesore

Alegri: I vështirë titulli këtë vit

Arkiva, Sport
allegri.jpg



Trajneri i Juventusit Masimiliano Alegri kërkon të jetë realist përsa i përket çështjes së titullit kampion në Seria A. Ish-trajneri i Milanit deklaroi se këtë vit do të jetë vështirë që bardhezinjtë të shpallen kampionë, pasi konkurenca është mjaft e madhe dhe të gjitha ekipet janë përforcuar ndjeshëm. Ai përmend edhe demtimet e shpeshta në këtë fillim sezoni.

“Jemi penalizuar shumë nga dëmtimet në këtë fillim sezoni. Shpresojmë mos na dëmtohen lojtarë të tjerë pasi kështu do ta kemi të vështirësi. Shumë ekipe janë përforcuar ndaj e shikoj si mjaft të vështirë të fitojmë titullin kampion në këtë sezon.” -tha Alegri.

Por përsa i përket gjendjes aktuale të skuadrës tekniku mund të “justifikohet” pasi përgatitja atletike është kryer nga ish tekniku Antonio Konte dhe për të mos harruar edhe pjesëmarrjen e disa juventinëve në Kupën e Botës me Italinë./www.lapsi.al/