• |
ide | kryesore

Kujdes nga kanceri. Mund të vdesësh nga turpi

Arkiva, Stil
kanceri.JPG



E veja e një burri që vdiq nga kanceri i penisit ka nisur një fushatë për të ndërgjegjesuar publikun mashkullor që të mos kenë turp që të vizitohen apo të kërkojnë ndihmë nëse ndeshen me simptoma të dyshimta. Chris Barber (ne foto me gruan e tij) ishte vetëm 52 vjeç kur vdiq për shkak të sëmundjes pasi kishte nguruar të shkonte tek mjeku deri sa për të ishte shumë vonë. Tani, bashkëshortja e tij Anita Barber është e vendosur që asnjë burrë më të mos vdesë nga turpi. “Më përndjek mendimi se mund të ishte bërë më shumë për Chris, nëse ai do kishte folur më shpejt me një mjek. Burrat nuk duhet të vdesin thjesht se kanë bezbi të shkojnë të vizitohen. Ne flasim hapur për kancerin e gjirit dhe atë të mitrës, përse duhet të jetë problem të flitet dhe për sëmundjet e meshkujve? Gratë flasin hapur për trupin e tyre, ndërsa meshkujt janë kaq të rezervuar e të mbyllur kur vjen puna për të tilla gjëra. Më duket se ky qëndrim I tyre po kushton jetë,” thotë ajo.

“E shikoja që ndjente discomfort kur vishte pantallonat, por vetëm kur e detyrova të fliste një ditë më tha që kishte ca kruarje dhe shqetësime të vogla. Nuk më dëgjoi të shkonte të vizitohej, megjithëse i flisja çdo ditë. Mendonte se do t’i kalonte vetë, se nuk ishte ndonjë gjë e madhe.”

Zonja Barber thotë se bashkëshorti I saj, në atë kohë 41 vjeç ishte shumë I rezervuar. Ai ishte marangoz me profesion, punonte e jetonte në një ambjent me mentalitet të fortë mashkullor. Edhe kur shqetësimet filluan të shktoheshin dhe ai ndjente vështëriësi në tërheqjen e lëkurës së penisit, ai refuzoi të vizitohej, por vendosi të bëhej synet me mendimin se gjërat do të rregulloheshin vetë.

“Sigurisht, erdhi njëditë që simptomat u shtuan e u bënë më të dukshme: ulçera dhe hemoragjia e detyruan të shkonte tek mjeku i cili pas biopsisë na tha se bëhej fjalë për kancer të penisit. As që kishim dëgjuar për këtë sëmundje. As e kishim idenë që ekzistonte. ,”vazhdon Barber.

Bashkëshorti i saj iu nënshtrua një ndërhyrje për amputim të pjesshëm të penisit duke bërë njëkohësisht dhe kirurgji rikonstruktive. Gjërat u duk sikur më në fund kishin shkuar për, por pas dy vjetësh, mjekët dhanë lajmin e keq se kanceri ishte shpërndarë në të gjithë zonën e legenit dhe se tashmë ishte i pakurueshëm. Një vit më pas Chriss Barber, vdiq në spital, në moshën 52 vjeçare. Që nga moment kur ishin shfaqur shenjat e para shumë të vogla të sëmundjes kishin kaluar thuajse 11 vjet.

 

Cilat janë disa simptoma të kancerit të penisit

Një erë e pazakontë, ndonjëherë dhe rrjedhje nën lëkurën në pjesën e sipërme të penisit

Ndyshim i ngjyrës së lëkurës

Një kokërr, gjendër, ose ulcer që nuk shkakton dhimbje

Hemorragji

Skuqje e lëkurës në pjesën e sipërme të penisit

Njolla ngjyrë kafe në lëkurë

Vështirësi për të tërhequr lëkurën