• |
ide | kryesore

Milan, sërish telashe për El Shaarawy

Arkiva, Sport
el faraone.jpg



Nuk kanë të sosur telashet për sulmuesin italian të Milanit, Stephan El Shaarawy. Ai sezonin e kaluar e kaloi në infermieri dhe megjithëse deklaroi se këtë sezon ishte më mirë po vuan nga një dëmtim në kaviljen e djathtë ku duket se ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Megjithatë në Milanello nuk alarmohen pasi sipas stafit mjekësor, bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë. Sulmuesi nuk ndjehej mirë që në grumbullimin me kombëtaren italiane, dhe me shumë mundësi do të mungojë në tranefertën ndaj Parmës.

Mediat italiane raportojnë se në ndeshjen e radhës, në formacion, Inzagi do të luajë përpara me Hondën, Menez dhe Fernando Torres. Spanjolli pritet të bëjë debutimin zyrtar./www.lapsi.al/