• |
ide | kryesore

Pse ndryshoi pas martese Albin Kurti?

Arkiva, Paparazzi
albini.jpg



Në Kosovë të gjithë flasin për hyrjen në qeveri të Albin Kurtit. Lideri i “Vetëvendosjes” la mënjanë ato që kishte thënë për Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn dhe nënshkroi marrëveshjen me ta. Mes shumë analizave tek gazetat e Prishtinës ka tërhequr vëmendje edhe shkrimi i gazetarit Lavdrim Lita i cili ka parë se Albin Kurti ka ndryshuar pas martesës me norvegjezen Rita Augestad Knudsen.  

“Albin Kurti i është imponuar mjedisit politik shqiptar me forcë dhe jo me dashuri. Me forcën e aksionit dinamik dhe jo të arsyes. Ai të krijon jo vetëm simpati, por dhe frikë… Pas vendimit për t’u martuar, Albin Kurti ka vendosur dy ditë më parë edhe firmën e parë në një marrëveshje politike, duke bërë një hap përpara në normalizimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Pas kësaj marrëveshje, Albin Kurti dhe VV-ja janë të dënuar të heqin nga fjalori politik tezën “kundër” dhe marrë përsipër një sipërmarrje të re politike me LAN-in.  Albin Kurti, pas marrjes së pushtetit të “Vetëvendosjes” në Komunën e Prishtinë, po ngjitet vetë në pushtetin tundues të politikës së madhe.
Tundimet për Albin Kurtin dhe njerëzit e “Vetëvendosjen” do të jenë të mëdha dhe të pashmangshme. Filozofia e rezistencës ndaj tundimeve është e papajtueshme me forcën gravitacionale të pushtetit dhe është çështje kohe, kur skandali do të përfshijë VV-në, por kjo do ta bëjë edhe më normale në skenën politike shqiptare
– shkruan Lavdrim Lita.