• |
ide | kryesore

Atletico mposht Realin në derbin e Madridit (video)

Arkiva, Sport
real atletico.jpg



Real Madrid ka humbur brenda në stadiumin Santiago Bernabeu përballë rivalit të këtij qyteti, Atletico Madrid me rezultatin 1:2. Atletico kaloi e para në avantazh me anë të Tiago-s që në minutën e dhjetë. Por “mbretërorët” barazuan rezultatin në minutën e 26-të me golin e Cristiano Ronaldos, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Fitoren skuadrës së Diego Simones e siguroi mesfushori turk, Arda Turan, i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 76-të. Me këtë fitore, Atletico Madrid është ngjitur në vendin e dytë në La Liga me 7 pikë ndërsa Reali gjendet në vendin e 12-të me vetëm 3 pikë. Kjo është humbja e dytë rradhazi për Realin./lapsi.al/