• |
ide | kryesore

Më në fund një martesë mbretërore në Shqipëri

Arkiva, Paparazzi
princi leka.jpg



Të paktën kështu paralajmërohet. Dhe nuk janë thashetheme. Princi Leka dhe Elia Zaharia do të martohen. E kanë pranuar publikisht vetë pas 4 vitesh fejesë. Megjithatë, për të parë një martesë mbretërore në Shqipëri, do të duhet të presim. Muaji i fiksuar është shtatori i vitit të ardhshëm, raporton revista Anabel. Princi ka premtuar se do të organizojë një ceremoni madhështore, sipas protokollit të Oborrit Mbretëror. Do të jenë të ftuar familje të njohura mbretërore në botë. Vendi mbetet për t’u përcaktuar. E sigurtë është që ceremonia do të zhvilohet në Shqipëri. Cifti tashmë do të duhet të bjerë dakord për detajet. Por tani që e kanë ndarë mendjen, gjithçka duket më e lehtë, ndërsa ne ndoshta do të kemi shansin për të parë në Shqipëri edhe princër e mbretër të tjerë.