• |
ide | kryesore

Mos ki frikë, Edi! Por duhet të jemi me këmbë në tokë…

Arkiva, Paparazzi
edi ne shangai.jpg



Kryeministri Rama e ka bërë zakon të postojë ndonjë foto në rrjetet sociale nën diçiturën PHOTO OF THE DAY (foto e ditës). Sot ai postoi një foto të bërë gjatë vizitës në Kinë. Fotografia tregon se ai ndodhet në një nga kullat e Shangait. Eshtë në majë të saj, mbi një sipërfaqe të xhamtë. Lartësia është e konsiderueshme dhe në fakt është për të patur fikë. Dhe nëse këtë ndjesi do ta ketë patur fillimisht edhe kryeministri ynë, e sigurtë është që ai e ka mposhtur atë. Jo më kot e ka postuar foton nën këtë diçiturë të veçantë. Një arritje personale ndoshta kjo, por dikush nga fansat në Facebook, në komentin që i bën për foton, i shkruan: “duhet të jemi me këmbë në tokë!”