• |
ide | kryesore

Nada Gogaj, shqiptarja në Miss Fashion TV

Arkiva, Paparazzi
nada gogaj2.jpg



Emri i saj ndoshta nuk ju thotë asgjë. Por fiksojeni mirë! Nada Gogaj është e vetmja bukuroshe shqiptare që merr pjesë në "Miss Fashion Tv 2014", që zhvillohet në Girne të Qipros. Për ata që ndjekin sfilatat e modës Nada nuk është e panjohur. 24 -vjeçarja nga Tirana, studente e Fakultetit të Ekonomisë, ka marrë pjesë në sfilata të shumta në Shqipëri, po kështu edhe në emisione televizive, raporton Anabel. Përmasat e saj trupore janë shumë pranë perfektes: 89-60-90. Dhe është 180 cm e gjatë. Ajo është në garë me 25 vazja të tjera dhe aktualisht renditet e dyta, pas serbes Jovana Zivkoviç. Për ta fituar garën e Fashion TV, Nada ka nevojë për mbështetje. Gjithkush mund ta ndihmojë duke votuar online, duke klikuar në linkun e mëposhtëm. Mund të votoni deri në 20 herë:  http://www.fashiontv.com/specials/model-aëards/september/84