• |
ide | kryesore

Rekordi! 32-ditësh në stadium për Partizanin

Arkiva, Sport
heton ok.jpg



Këto ditë faqet e para të shtypit sportive i ka zënë ngjarja e shëmtuar e Shkodrës ku tifozë të papërgjegjshëm prishën takimin duke plagosur president klubesh, policë dhe tifozët e skuadrës tjetër. Por ndërsa nga “Loro Boriçi” transmetoheshin pamjet e dhunes, një tjetër takim luhej në “Qemal Stafa” në Tiranë ku Partizani priste Skënderbeun e Korçës.

Ajo që shumë tifozëve të Partizanit u bëri përshtypje ishte kjo familje që kishte shkuar e gjitha në stadium. Bëheht fjalë për Jeton Selimin, një gazetar sportiv, tifoz i Partizanit që kishte marrë me vete bashkëshorten Jonën dhe dy fëmijët: Emin 4 vjeçe dhe Alkanin vetëm 32 ditë. Ky do të jetë një kujtim i bukur për Alkanin që ka shijuar biberonin nga shkallët e stadiumit.

Lapsi.al e pyeti Jetonin përse e bëri një gjë të tillë. “Doja të jepja një mesazh ndryshe pas ngjarjeve të dhunës në stadium. Stadium është i të gjithëve. Stadiumi duhet parë si mundësi argëtimi ku mund të shkohet edhe familiarisht dhe nuk duhet parë si sheshbeteje ku nxjerr kryet urrejtja. Kjo është fryma që tifozët e Partizanit sjellin në stadium. Kur luan Partizani ka festë dhe kjo duhet të kthehet në një festë familiar” – tha Jetoni.