• |
ide | kryesore

Belen i “prish” dasmën Elisabetta Canalis

Arkiva, Paparazzi
belen.jpg



Aktorja italiane, Elisabetta Canalis, ish -balerina e "Striscia la Notizia" dhe ish -e dashura e George Clooney, i dha fund vajzërisë. Ajo u martua me Brian Perri, një kirurg i njohur amerikan. Ceremonia u zhvillua në katedralen e Alghero-s. Një ditë e veçantë për të dhe për shtypin rozë, që rezervoi faqet e para. Por në fakt, më shumë se për dasmën u fol për veshjen me të cilën e ftuara e saj, prezantuesja Belen Rodrigues u paraqit në katedrale. Një fustan që i linte shumë hapësirë syrit dhe fantazisë dhe që u konsiderua si i papërshtatshëm për ceremoninë kishtare.