• |
ide | kryesore

“Tarzani” vdes nga ALS

Arkiva, Paparazzi
tarzani.jpg



Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare aktori i njohur në Hollywood Denny Miller. Ai është ikona e roleve të Tarzanit apo “njeriut të xhunglës”. Denny Miller e la basketbollin në vitin 1950 për t’iu kushtuar kinematografisë. Në vitin 1959 ai morri pjesë si aktori kryesor në filmin “Tarzani, njeriu majmun” ku edhe u bë i njohur. Më pas luajti edhe në filmin “Vagoni i trenit” si dhe në një numër të madh të paraqitjeve televizive. Miller ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Las Vegas. Bashkëshortja e tij u tha gazetarëve se ai vuante prej kohësh nga Skleroza Amiotrofike Laterale ose siç njihet tashmë nga të gjithë si ALS. Për këtë sëmundje u oragnizua edhe e famshmja “sfida e kovës me akull”.