• |
ide | kryesore

Tirana pa tifozë, fiton ndaj Elbasanit. Partizani mposht Kukësin

Arkiva, Sport
tirana pa tifoze.jpg



Tirana rikthehet te fitorja por lajmi nuk është vetëm kaq. Bardheblutë kanë mposhtur 2-1 Elbasanin në “Qemal Stafa” ku shkallët ishin bosh pasi ekipi kryeqytetas vuan dënimin e Komisionit të Disiplinës pas ngjarjeve në Shkodër. 24 herë kampionët e vendit kaluar të parët në epërsi me Tomislav Bushic, por Kaculi i ka barazuar shifrat 1-1 në fundin e pjesës së pare. Në pjesën e dytë kemi një lojë të ekilibruar e cila u luajt më së shumti nga Tirana por pa rrezikuar seriozisht. Goli ka ardhur në minutën e 92-të me autor Debatik Currin, i cili u jep bardhebluve fitoren dhe kryesimin e Superligës.

Partizani fitore me vlera në Kukës

Partizani arrin një tjetër sukses pas fitores ndaj Skënderbeut një javë më parë. Këtë radhë “të kuqtë” e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë mposhtur Kukësin, 1-0 në stadiumin “Zeqir Ymeri” në një ndeshje të mbushur me emocione dhe spektakël. Kukësi është treguar më këmbëngulës, ka krijuar disa raste të volitshme për shënim, ka goditur shtyllën, por ekipi i cili iu gëzua fitores ishte Partizani. Goli i fitores për Partizanin do të vinte pas një goditjeje dënimi në minutën e 88-të. Serbi Racic ekzekuton mjeshtërisht dhe e dërgon topin në rrjetën e Halilajt.

Vllaznia barazim me Flamurtarin

Vllaznia ka frenuar Flamurtarin në një barazim 0-0. Ky barazim në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës ka lënë më shumë të kënaqur kuqeblutë e drejtuar nga tekniku italian, Ranieri, të cilët vinin në këtë transfertë për të marrë pikë dhe ia dolën. Një pikë që tregon formën në rritje të skuadrës së Vllaznisë të cilët ngjiten në kuotën e dy pikëve, pasi e nisën kampionatin me -3.

REZULTATET

Kukesi 0-1 Partizani       0-1

Flamurtari – Vllaznia       0-0

Tirana – Elbasani            2-1

Apolonia – Skenderbeu   0-0

Teuta – Laci                        0-0