• |
ide | kryesore

Adelina shpërthen kundër RTK: Strehë e lavireve të SHIK

Arkiva, Paparazzi
adelina.jpg



Këngëtarja Adelina Ismaili ka shpërthyer në një reagim të fortë kundër Radio Televizionit të Kosovës. Në një status në Facebook ajo shkruan se mbetet "persona non grata" në RTK, "aty ku laviret e vërteta të SHIK -ut kanë gjetur streim kohë të gjatë". Ky reagim i saj erdhi pasi disa media të shkruara botuan një lajm, sipas të cilit, në një intervistë për RTK ajo kishte thënë se “do të prodhojmë vetëm lavire e kriminelë”. Këngëtarja sqaron se ajo nuk ka dhënë intervistë prej 7 vjetësh në televizionin publik dhe se intervista e saj e fundit ka qenë në RTV21. Kjo intervistë, thotë ajo, nxehu shumë gjakra të atyre gjarpërinjve që po e ndërrojnë lëkurën e fundit në Kosovë. “Ka ardhur koha të mos na vrisni më. Të mos na gënjeni më, të mos na shkatërroni, të mos na manipuloni, të mos na çensuroni, të mos na bëni lavazh truri, të mos shkatërroni të mirat e fundit që ka ky vend”, -shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.