• |
ide | kryesore

Muajin e mjaltit mund ta bësh edhe gratis

Arkiva, Stil
luna-di-miele.jpeg



Prej disa kohësh në vende të ndryshme të botës po përhapet gjithnjë e më shumë një tendencë e re. Bëhet fjalë për të kaluar muajin e mjaltit pa paguar thuajse asgjë, në vendet e preferuara prej çifteve. Sistemi është i thjeshtë: praktikisht është një shkëmbim shtëpish mes çiftesh. Të interesuarit postojnë foto të shtëpive të tyre në një prej faqeve të internetit të dedikuara për këto lloj shkëmbimesh, në mënyrë që të kenë mundësi të zgjedhin shtëpinë dhe vendin që duan të kalojnë muajin e mjaltit. Nuk paguhet asgjë. Deri pak kohë më parë, ata që kryenin të tilla udhëtime, ishin persona në kërkim të aventurave, studentë e të rinj. Ndërsa tani, shkëmbimi i shtëpive po pëlqehet më shumë nga çiftet e rinj që nuk duan të shpenzojnë shumë për muajin e mjaltit. Janë të shumtë çiftet që në vend të rezorteve luksozë preferojnë gjëra të veçanta për muajin e mjaltit. Sipas faqes së internetit, Zankyou.com, një studim i kryer mbi 25 mijë përdorues të saj në mbarë botën, tregoi se çiftet e rinj ishin më të interesuar në këto lloj udhëtimesh.