• |
ide | kryesore

Champions League, fitore për Dortmund, Liverpool, Juventus dhe Monako

Arkiva, Sport
dortmundi.jpg



Champions League startoi të martën në mbrëmje ndeshjet ne grupe ku pati mjaft sfida interesante. Ka spikatur kryendeshja mes Borusia Dordmund dhe Arsenalit, ku gjermanët kanë fituar pastër me rezultatin 2-0 dhe e kanë nisur si duhet këtë kompeticion. Nga ana tjetër Arsenali tregon se është një ekip me probleme dhe se ka shumë punë për të bërë. Golat u shënuan nga Imobile dhe Abameyang duke vulosur takimin në shifrat 2-0.

Juventusi mposht lehtësisht 2-0 modestët e Malomos.

Liverpuli fiton në shtëpi 2-1 përballë bullgarëve të Ludogorets.

Një ndeshje spektakolare ka qenë edhe ajo mes Olimpiakosit edhe Atletiko Madridit ku grekët fituan me rezultatin 3-2, duke mposhtur kampionët në fuqi të Spanjës.

Leverkusen mundet në Francë nga Monako 1-0, ndërsa Real Madridi “shkatërron” 5-1 Bazelin.

Në takimet e tjera, Benfika bën “bllof” në shtëpi dhe mundet 0-2 nga rusët e Zenit.

Anderlehti i Besnik Hasit ka marrë një barazim të rëndësishëm 1-1 në Turqi përballë Gallatasarait duke treguar se nuk do të jetë ekip i lehtë.

Të mërkurën luhen edhe pjesa e mbetur e ndeshjeve të tjera./lapsi.al/