• |
ide | kryesore

Veronica duhet t’i kthejë 36 milionë euro Berlusconit

Arkiva, Paparazzi
veronica-silvio.jpg



Veronica Lario, ish -bashkëshortja e Sivlio Berlusconi-t, duhet t’i kthejë atij 36 milionë euro. Gjykata kishte vendosur që ajo të përfitonte 3 milionë euro në muaj, pas divorcit, para që ajo i ka marrë pa ndërprerje prej 3 vjetësh. Por Gjykata e Apelit e ka ndryshuar shumën, pasi e ka konsideruar si të tepërt përfitimin e 3 milionë eurove. Gjithëesi ajo do të marrë 2 milionë euro. Ndërkohë, për çiftin mbërriti edhe vendimi përfundimtar i gjykatës për divorcin, që u ka lënë të hapur mundësinë dy ish -bashkëshortëve që të vendosin mbi termat ekonomikë.