• |
ide | kryesore

Champions League, Bayern fitore në minutën e fundit. Roma “manita” për rusët e CSKA

Arkiva, Sport
roma.jpg



Të tjera emocione ka dhuruar mbrëmja e së mërkurës në Champions League. Supersfida e kësaj mbrëmjeje mes Bayern Munich dhe Mancheter City ka përfunduar me fitoren e bavarezëve me rezultatin e ngushtë 1-0. Për skuadrën e Guardiolës shënoi Boateng në minutën e 90-të.

Ndër fitoret e tjera bie në sy fitorja e thëllë e Romës 5-1 ndaj CSKA Moscow. Gervinho ishte më i miri në fushë për verdhekuqtë ku shënoi edhe një dopietë. 

Porto gjithashtu, ka fituar thellë 6-0 ndaj Bate Borisovit ndërsa Chelsae i Mourinjos ka mbetur në një barazim 1-1 me Schalken. Për “blutë” e Londrës shënoi Fabregas ndërsa për gjermanët barazoi Huntelar.

Barcelona është mjaftuar me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj qipriotëve të APOEL.

Në barazim pa gola sfida mes Bilbaos dhe Shaktarit.

 

Roma – CSKA Moscow 5-1

Ath Bilbao – Shakhtar 0 – 0

Barcelona – APOEL 1 – 0

Bayern M. – M. City 1 – 0

Chelsea – Schalke 1 – 1

FC Porto – BATE 6 – 0

Maribor – Sporting 1 – 1