• |
ide | kryesore

Me këtë autobuz mund të bësh edhe një dush

Arkiva, Stil
shower bus.jpg



“Nëse mund të marrim ushqim nëpër rulotë që tregëtojnë në anë të rrugës, përse të mos bëjmë edhe një dush”. Quhet “Lava Mae” kompania që ka vendosur në rrugët e San Franciskos në SHBA(pa asnjë qëllimin fitimi) të parin autobuz që ofron një dush falas për të pastrehët. Kjo inisiativë u parapri nga një fushatë donacionesh ku u mblodhën plot 58 mijë dollarë. Me fjalë të tjera, një autobuz i vjetër u rregullua dhe u përshtat si dush ndërsa tani lëviz në rrugët e qytetit si një ndihmë për të pastrehët.

Doniece Sandoval, president i shoqatës së thotë: “Ajo që po bëjmë është ofrim i higjenës sepse mendojmë që ka higjenën ka dinjitet dhe dinjiteti hap mundësi”./lapsi.al/