• |
ide | kryesore

E rrallë/ Si mbijetoi foshnja që lindi pa gjak në trup

Arkiva, Stil
10706319_10152723882934100_90838476_n.jpg



Një fenomen i rrallë mjekësor është regjistruar në Irlandë, ku një grua ka sjellë në jetë një fëmijë, në trupin e të cilës nuk kishte as edhe një pikë gjak. Ndonëse kanë kaluar vite që kur kjo ngjarje ka ndodhur, mediat britanike e kanë publikuar tani intervistën e Emma Vignes, një 31 -vjeçare, trupi i së cilës gjatë shtatëzanisë përvetësoi të gjithë gjakun e fetusit. Kur foshnja lindi para kohe, u deshën tre transfuzionë gjaku dhe dy javë që ajo të qëndronte nën kujdesin intensiv të mjekëve. Vajza që quhet Maisy, tani është katër vjeç.