• |
ide | kryesore

Skocia “në një marrëdhënie të komplikuar”

Arkiva, Pikante
scotland status.jpg



Planet e Skocisë për shkëputje, shqetësuan të gjithë duke krijuar një atmosferë tensionuese në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Megjithë rëndësinë e referendumit, njerëzit e thjeshtë gjetën mënyrën se si të zbusin gjakrat me një parodi të thjeshtë, por të bukur. Një përdorues në internet publikoi një status në faqen e tij në Facebook ku shkruante se Skocia duhet të ndryshonte statusin e saj civil nga “e martuar” në “një marrëdhënie të komplikuar” duke iu referuar dëshirës së saj për ndarje nga Britania e Madhe. Një tjetër publikoi një bisedë të sajuar në Facebook mes Skocisë, Uellsit Irlandës, Norvegjisë dhe Anglisë, ku shpalosej më së miri ndasia dhe intrigat politike mes këtyre vendeve nën petkun e hollë të një parodie shumë domethënëse.