• |
ide | kryesore

Birrë për të tërë! Nis “Oktoberfest”, festë në Bavari!

Arkiva, Stil
birr12.jpg



Ashtu siç është tradita, vajza të reja me kostume tradicionale të gatshme të transportojnë lumenj birre tek të pranishmit. Nis kështu “Oktoberfest” festa bavareze e birrës që çdo vit tërheq miliona persona nga e gjithë bota.

Historia e “Oktoberfest” rivjen nga mbi 100 vjet më parë kur më 1810 princi Ludwig u martua me Therese von Sachsen-Hildburghausen në një ceremoni madhështore ku sigurisht nuk mungoi birra.

Sot, në përgjithësi një vizitor harxhon 68 euro në ditë ndërsa llogariten të paktën 435 milion euro të harxhuara. Kjo edhe për shkak të çmimit që ka një kriko, 10 euro secila.

Tendat e “Oktoberfest” do të qëndrojnë të hapura deri më 5 tetor dhe organizatorët presin që të vizitohen nga 6 milion turistë.