• |
ide | kryesore

Manuel Pellegrini pas barazimit: Murinjo me një ekip të vogël

Arkiva, Sport
pellegrini.jpg



Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka thënë se Chelsea luajti si një ‘ekip i vogël’ në barazimin 1-1 në Etihad Stadium.

Kampioni i Premier Ligës e dominoi takimin, mirëpo u gjet në disavantazh pasi mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Megjithatë, inkuadrimi i ish-mesfushorit të Chelsas, Frank Lampard, bëri që klubi i tij i ri të nxirrte një barazim.

“Mendoj se zhvilluam 90 minuta ndaj një ekipi të vogël, i cili përpiqej të mbrohej, përpiqej t’i mbante 10 lojtarë përpara portës së vet, ndërsa ne ishim skuadra që e dëshironim fitoren që nga minuta e parë”.

“E kishim të vështirë të shënonim, por në fund ia dolëm. Nuk dua ta analizoj Chelsean. Nuk është detyrë e imja që të analizoj se çfarë bëjnë skuadrat tjera”, ka deklaruar Pellegrini.