• |
ide | kryesore

Një hajdute simpatike

Arkiva, Stil
hajdutja.jpg



Për këtë vajzë është hapur një fushatë në rrjetet sociale që ajo të mos shkojë në burg. Të gjithë thonë se ajo është shumë seksi për të kaluar jetën pas hekurave. Por për fat të keq, 22 vjeçarja kanadeze Stéphanie Beaudoin u arrestua muajin e kaluar në Victoriaville, e akuzuar për vjedhjen e 42 banesave. Sipas autoriteteve, vajza i ka kryer vjedhjet bashkë me tre bashkëpunëtorë të mitur me moshë 13, 15 dhe 17 vjeçare dhe tashmë duhet të përgjigjet për veprimet e saj, si dhe për armëmbajtje pa leje. Asaj iu gjetën 5 armë në bagazhin e makinës. Në rrjetet sociale kanë dalë hapur në mbështetje të 22 vjeçares, pas publikimit të fotografive të saj nga “Montreal Journal”, duke e cilësuar si shumë të bukur për të qëndruar në burg. Ndër komentet e bëra për të vlen të përmendet ai i një përdoruesi të Facebook, i cili shkruan: “Stéphanie mund të vjedhë zemrën time çdo ditë, është e lirë ta bëjë këtë”./lapsi.al/