• |
ide | kryesore

Provokojnë serbët: Shqiptarëve ua kemi mësuar dhe do ua çmësojmë futbollin

Arkiva, Sport
Serbia.jpg



Pritet të jetë një ndeshje e fortë ajo e 14 tetorit mes Shqipërise dhe Serbisë dhe plot ngarkesa patriotike. Përfaqësuesit e dy skuadrave janë përpjekur këto ditë të ulin tonet nacionaliste, duke nënvizuar disa herë se bëhet fjalë për një ndeshje futbolli dhe vetëm kaq. Por provokimet nuk mungojnë. Radiotelevizioni serb BN, në faqen e internetit, u kujton shqiptarëve se futbollin na e kanë mësuar serbët, duke iu referuar faktit se trajneri i parë i kombëtares shqiptare ka qenë një serb, Ljubisha Brosiç, të cilin pakkush e kujton, ndonëse ai në vitin 1946 me Shqipërinë fitoi Kupën Ballkanike.

Në shkrim më tej thuhet janë një ekip dembelësh të pa disiplinuar që de Biazi i ktheu në një skuadër luftëtarësh, serioze dhe tepër të saktë në mbrojtje. Duke folur për ndeshjen e të kuqve të fituar në portugali shkrimi vazhdon: "Për ne, që shohim "fiset e egra nga jugu" me mendjemadhësi dhe arrogancë, gjithmonë me përbuzje e shpesh me urrejtje, kjo fitore qe një surprizë e madhe. 

Në shkrimin e gazetarit serb thuhet se ekipit shqiptar i prin kapiteni Lorik Cana (foto ne faqen e BN), i lindur në Gjilanin tonë dhe kujtohet se: ne u themi atyre "shiftari" ndërsa për ta ne jemi "shkie"

“Patriotizmi, entuziazmi i “kombit të ri”, dashuria për disiplinën shtetërore, himni dhe krenaria që kanë se janë shqiptarë, ndërtoi suksesin e tyre të parë të madh. Por për të gjithë këtë, fajin e ka një serb, Ljubisha Brosiç ” –shkruan BN teksa u kërkon drejtuesve të kombëtares serbe që të mos e nënvleftësojnë Shqipërinë.

 Një shkrim që vjen menjehërë pasi trajneri i Serbisë, Dik Advokat kishte deklaruar se Shqipërinë as që e llogariste. Duke iu referuar këtij qëndrimi dhe duke i kërkuar trajnerit t’i trajtojë shqiptarët si rivalë të vërtetë, BN Televizija jo vetëm sugjeron që të  bëhet kujdes, por provokon teksa shkruan: “Vetëm atëherë, kur të kemi bërë çdo gjë si duhet, do të jemi në gjendje t’u themi të (pa) njohurve nga jugu: ne jua kemi mësuar futbollin, ne ua ç’mësojmë atë.”