• |
ide | kryesore

Ajola Xoxa përqafoi Papën: Zoti më çoi në krahët e tij

Arkiva, Paparazzi
prap ajola.jpg



Pas gjithë asaj zallamahi që i ndodhi me dasmën e saj të shumfishtë Ajola Xoxa ka pasur nevojë për një bekim.  Për një mbrojtje nga larta. Dhe ky fat i ka ardhur në sheshin Nënë Tereza, ku ajo ka arritur të  përqafojë Papa Françeskun në vizitën e tij në Tiranë. Të ndodhur në rreshtin e parë në Sheshin Nënë Tereza për të ndjekur meshën e shenjtë, Ajola sëbashku me bashkëshortin ministrin Erion Veliaj janë përshëndetur nga afër nga Papa Françesku.

Ajo ka postuar disa foto në Instagram për të treguar disa pjesë të veçanta gjatë kësaj ceremonie të bukur.

Por fansat e kanë kritikuar duke i thënë se përqafimi ndaj Papës është i ndaluar ndërsa ajo ka kthyer: “E takova ashtu sic e ndieva, dhe mendoj se ndjeva ta perqafoj sepse Zoti e deshi keshtu.”

Megjithatë Ajola ka shkruar në foto edhe përjetimin e saj ndaj kësaj ngjarjeje dhë këtij përqafimi që e ka quajtur më të mirin të jetës së saj.