• |
ide | kryesore

Meshkujt tullacë janë të mirë në shtrat

Arkiva, Stil
toolacet.jpg



Del edhe studimi që ngushëllon të gjithë ata që nuk kanë flokë. Shkencëtarët amerikanë të publikuan javën e kaluar në “Journal of Clinical Oncology” se ata që kanë humbur flokët në pjesën ballore kanë më pak mundësi të preken nga kanceri i prostatës në krahësim me ata që e kanë kokën plot me flokë. E njëjta gjë edhe për tumoret e testikujve. Hulumtuesit thanë se gjithçka lidhet me nivelin e lartë të testosteronit, që mendohet të kontribuojë në rënien e flokëve. “Testosteroni është i nevojshem për funksionin e ereksionit dhe epshit. Dhe feromonet, kimikatet e dëshirës, janë të ndikuara nga testosteronet” – thotë profesor Oliver në “Journal of Clinical Oncology”.