• |
ide | kryesore

Rusja mbulon Benzin me diamantë

Arkiva, Stil
benzi ok.jpg



Quhet Daria Radionova. Është 21 vjeçare dhe ka shpenzuar 20 mijë paund për të mbuluar me diamantë dhe gurë të çmuar makinën e saj tip Mercedes Benz sepse donte të kishte diçka unike dhe të bukur. Sipas saj, për të bërë këtë i janë dashur më shumë se dy muaj punë dhe një million gurë Sëarovski që makina e saj të shkëlqejë nga kristalet. “Njerëzit që kanë bërë makinën time të tillë kanë ardhur nga Rusia dhe kanë punuar për dy muaj. Jamë shumë e lumtur që kam një makinë të tillë dhe që njerëzit e shohin si të veçantë” – ka thënë studentja. Daria ka treguar se të gjithë njerëzit e shohin dhe bëjnë fotografi me këtë makinë. Ajo ka premtuar se do ta shesë makinën dhe paratë do t’i dhurojë për bamirësi./lapsi.al/