• |
ide | kryesore

Së shpejti do të kemi klonët tanë dixhitalë

Arkiva, Stil
halo-cortana-14.jpg



Klonimi i njeriut ndoshta nuk do të ndodhë për shumë kohë. Por secili prej nesh, në një të ardhme të afërt, mund të ketë një “binjak dixhital”. Parashikohet që brenda 5 viteve, teknologjia të jetë në gjendje të prodhojë pajisje që të arrijnë të mendojnë si ne. Madje që t’i zhvillojnë mendimet dhe emocionet tona edhe pas vdekjes. Kjo teknologjia po zhvillohet nga Acceleration Studies Foundation, në bazë të një ideje të ekspertit të saj, Xhon Smart. Projekti përfshin zhvillimin e një inteligjence artificiale, e aftë për t’u integruar tek qeniet njerëzore.