• |
ide | kryesore

Historia e rrallë/ Isha e verbër, tani kam sy bionik

Arkiva, Stil
syri.jpg



Fran Fulton është 66 vjeç dhe ka qenë krejtësisht e verbër prej 10 vjtetësh. Pak javë më parë, gjithçka ndryshoi. “Kur ata më ‘ndezën’, po e quaj kështu, ishte eksperienca më e jashtëzakonshme që dikush mund të ketë. Ngela pa frymë,”thotë ajo. Fulton vuan nga retinitis pigmentosa – një sëmundje degjenerative e syrit që shkakton vdekjen e ngadalshme të qelizave të ndjeshme ndaj dritës që gjenden në retinë. Përgjatë disa vitesh ajo humbi gradualisht shikimin, derisa arriti në pikën që nuk shihte më asgjë prej 10 vjetësh.

Në fund të Korrikut, Fulton u pajis me një sistem të quajtur Argus II: një palë syze të pajisura me kamera të cilat lidhen me disa elektroda të implantuara në beben e syrit të cilat i dërgojnë trurit informacion vizual. Duke përdorur këtë sistem, tani ajo mund ta shohë sërisht botën.  

“U emocionova kaq shumë, isha kaq e axhituar, zemra filloi të më rrihte kaq fort, sa m’u desh të vendosja dorën mbi kraharor se mendova se do me dilte vendit,” vazhdon Fran. Ndërkohë që si teknologjia ashtu edhe njohja jonë e sistemit viziv përmirësohet, teknikat e reja të rifitimit të të parit  po njohin gjithashtu progres si kurrë më parë. Pajisje si Argus II janë në gjendje të tejkalojnë dëmtimin e syrit dhe të rikthejnë shikimin tek ata që e kanë humbur. Sigurisht, shikimi nuk kthehet në mënyrë të plotë pasi ky është vetëm fillimi (në Amerika janë vetëm 6 persona që përdorin Argus II), por kërkuesit shpresojnë se me kohë informacioni dhe teknologjia do të bëjnë të mundur edhe rikthimin e plotë të shikimit.

 

 Fran Fulton ne mes