• |
ide | kryesore

Ky është hall. Të kesh 100 orgazma në ditë, madje dhe në varrimin e babait

Arkiva, Stil
ai burri2.jpg



100 orgazma në ditë, po i shkatërrojnë jetën Dale Decker, 37 vjeçari që ka zhvilluar Sindromën e Eksitimit Gjenital të Vazhdueshëm dy vjet më parë pasi një sforcim në momentin e ngritjes nga karrigia i shkaktoi lëvizjen e nje vertebre kurrizore.  

“ Imagjino të jesh në gjunjë, në funeralin e babait tënd, në krah të arkivolit, duke i dhënë lamtumirën e fundit dhe pikërisht në atë moment ke 9 orgazma rresht, mu aty, me gjithë familjen në krah e përreth teje. Të bën t’i urosh vetes të mos kesh kurrë më një orgazëm sa të kesh jetë. Nuk ka asgjë të pëlqyeshme në atë gjë, pasi edhe nëse fizikisht ndjehesh mirë, je totalisht i neveritur nga ajo që ndodh me ty, jashtë kontrollit tënd.”

“Mund të të ndodhë kudo. Kur je me fëmijët është vërtëtë e sikletshme. Por mund të të ndodhë edhe siç më ndodhi para pak kohësh në mes të një supermarketi me 150 vetë që m’i kishin ngulur sytë e s’m’i shqitën deri sa dola.”

 37 vjecari Dale Decker

Dale jeton me bashkëshorten e tij April dhe dy djemtë Christian, 12 vjeç, dhe Tayten, 11 vjeç. Sindroma nga e cila vuan shkakton jo pak problem edhe në jetën familjare. Ai është detyruar të lërë punën, ndërkohë që nuk është në gjendje të ndjekë fëmijët e tij në shkollë, apo aktivitete të ndryshme. Bashkëshortja e tij thotë se prej kohësh ka hequr dorë nga intimiteti dhe ngrohtësia e të fjeturit bashkë, sepse janë të detyruar të flejnë të ndarë.

Sindroma e Eksitimit Gjenital të Vazhdueshëm nuk njihet shumë dhe megjithëse një numër i kufizuar mjekësh tentojnë ta trajtojnë, ende nuk ekziston një kurë për të.