• |
ide | kryesore

Çokollata e zezë lufton kancerin dhe infarktet

Arkiva, Stil
coko.jpg



Ky është konkluzioni që kanë arritur disa studiues australianë. Sipas tyre, konsumimi i çokollatës së zezë rrit prodhimin e endorfinës. Çokollata përmban 300 përbërje të ndryshme, mes të cilëve edhe anandamidën, një substancë kimike që imiton në tru efektin e marihuanës dhe teobrominës, një stimulant mjaft delikat.

Sipas studiuesve të “Monash University de Melbourne” në Australi një nga të mirat e konsumimit të rregullt të çokollatës së zezë është edhe parandalimi i infarkteve.

Studimi u publikua në "British Medical Journal" dhe tregon efekte pozitive nga çokollata me përqendrim të fortë kakaoje. Konsumi i përditshëm, për një periudhë 10-vjeçare, i 100 gramë çokollate që përmban të paktën 70% kakao do të mundësonte gjithashtu shmangien e 70 aksidenteve kardiake fatale dhe 15 jo fatale në një popullsi prej 10 000 personash.

Çokollata është e pasur me polifenol, antioksidues i fuqishëm natyror që ul stresin dhe redukton rreziqet kardio-vaskulare, tumoret dhe sëmundje të tjera kronike./lapsi.al/