• |
ide | kryesore

Nuk e pëlqen vjehrra, i vë numrin tek njoftimet porno

Arkiva, Pikante
gjykata.jpg



Ishte dashuruar me një djalë që kishte gjysmën e viteve të saj, dhe kishte nisur me të një lidhje. Gjithsesi ishte e papëlyer për nënën e tij e cila nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje. Për tu hakmarrë ndaj “vjehrrës”, e dashura, një shitëse nga Ancona i publikoi në internet tek njoftimet për telefonata erotike numrin e saj të telefonit. Tashmë duhet të vuajë një dënim për shpifje. Ngjarja nis që në vitin 2009 kur një shitëse vendosi të hakmerret ndaj mamasë së të dashurit të saj. “Vjehrra” u gjend e gozhuar nga telefonata pa fund dhe mesazhe erotike në telefonin e saj, në çdo orar, natën dhe ditën. Fajtorja u mbrojt nga avokatja Angelo Mariella që nuk mohoi se klientja e saj ishte autorja e kësaj “shakaje”, por gjykatësja Francesca De Palma e dënoi për shpifje. Duhet edhe të paguajë një gjobë prej 1 mijë euro ndërsa 5 mijë euro do t’I përfitojë “vjehrra” për shqetësimet erotike./lapsi.al/