• |
ide | kryesore

Gjendet një top futbolli në Mars

Arkiva, Stil
mars.jpg



“Futbolli nuk është sporti më popullor vetëm në Tokë por edhe në Mars”. Kështu u shprehën me shaka shkencëtarët e NASA pas publikimit të një fotoje të marrë nga sonda “Curiosity”, roboti i NASA-s i ndodhur në sipërfaqen e Marsit që prej dy vitesh, vazhdon të dërgojë në tokë imazhe mbresëlënëse nga “Planeti i kuq”.  

Fotoja që ka bërë xhiron e botës u publikua nga vetë Agjencia Amerikane e Hapësirës. Shkencëtarët nxituan të shpjegojnë se nuk bëhet fjalë për një top futbolli por një gur të vogël në formë sferike.

Ai ka një diametër vetëm prej 1 centimetër dhe mund të jetë krijuar nga tharja e lumenjve shekuj më parë.

Edhe më parë sonda “Curiosity” ka sjellë imazhe që kanë shkaktuar mjaft debate./lapsi.al/