• |
ide | kryesore

Zbulohet proteina që bllokon përhapjen e metastazave kanceroze

Arkiva, Stil
unnamed (1).jpg



Eshtë krijuar një proteinë që bllokon dhe ndërpret përhapjen e metastazave, i njohur ndryshe si procesi që përhap qelizat tumorale në formë më agresive në trup.

Ky zbulim është testuar te minjtë nga studiuesit amerikanë të Stanford University dhe është botuar në revistën shkencore “Nature Chemical Biology”.

Megjithatë ekspertët specifikojnë se janë të nevojshme studime të mëtejshme për ta plotësuar më tej. Procesi i njohur si metastazë, mund të shkaktojë përhapjen e kancerit me efekt vdekjeprurës.

Jennifer Cochrain, drejtuese e studimit shpjegon se, “Pjesa më e madhe e pacientëve që vdesin për shkak të kancerit preken nga përhapja e shpejtë e metastazave. Ky studim synon të bllokojë përhapjen e tyre”.

Studiuesit e Stanford synojnë të frenojnë metastazat pa efekte anësore, nëpërmjet një lloj proteine të ngjashme me Axl, e cila lufton tumorin.

Kjo proteinë kapet pas proteinave Gas 6 në fluksin e gjaskut, duke i ndaluar qelizat kancerogjene që të përhapen më tej.

Ky eksperiment është zhvilluar mbi minjtë, ku u vu re se falë proteinës së krijuar u reduktua në masën 78% përhapja e metastazave.