• |
ide | kryesore

Armina kundër Ramës. Solidarizohet me Shkëlzenin për Obeliskun e Demokracisë

Arkiva, Paparazzi
armina.jpg



Mjaft figura të Partisë Demokratike reaguan kundër shembjes së Obeliskut të Demokracisë në Kavajë dhe e drejtuan gishtin nga kryeministri Rama. Selia Blu kërcënoi me shembjen e karriges së Ramës.

Mes atyre që reaguan është edhe djali i ish –kryeministrit Berisha. Me të është solidarizuar edhe Armina Mevlani, e dashura e tij, lidhjen me të cilën Shkëlzeni e bëri publike vetë pak ditë më pare. Në profilin e saj në Facebook Armina poston një status të të dashurit.

Në të shkruhet se “Djali i skulptorit të Enverit rrëzon Obeliskun e demokracisë. Enveri nuk po ringjallet vetëm me portrete apo parrulla, por edhe duke shkatërruar simbolet e lëvizjeve që çuan në rrëzimin e tij”.