• |
ide | kryesore

#Botajoneti, programi që vë në jetë idetë e komunitetit

Arkiva, Stil



Ka shumë mënyra si të kontribuojmë për të përmirësuar jetën e përditshme. AMC, përmes një projekti tepër origjinal dhe të thjeshtë i krijon mundësinë çdo individi të ndihmojë mjedisin apo komunitetin ku jeton, duke aplikuar me idetë e veta.

#Botajoneti është nisma e fundit e AMC dhe është një program i hapur për të gjithë qytetarët. AMC fton të gjithë të interesuarit që të prezantojnë idetë që kanë, me anë të cilave mund të ndihmohen fëmijët, të moshuarit, banorët e një zone të caktuar apo nxënësit e një shkolle.

Ideja është e thjeshtë: Paraqisni një kërkesë apo ide për përmirësimin e një zone apo sipërfaqeje në ambientin ku jetoni dhe AMC do të mundësojë realizimin e këtij projekti. AMC ka krijuar një mundësi të thjeshtë aplikimi dhe në vetëm pak minuta angazhim, ju mund ta dërgoni projekti-idenë që keni.

Keni dy rrugë për të aplikuar: përmes faqes së internetit www.amc.al/botajoneti dhe profilin zyrtar të AMC në Facebook. Pasi të keni hapur faqen përkatëse, aty me një klikim hapet dritarja ku shpjegohet projekti. Gjithashtu, jepet mundësia për të bashkëlidhur fotografi mbi ilustrimin sa më mirë të projektit apo ambientit që doni të ndryshoni.

Aplikimet kanë nisur dhe afati i dërgimit të tyre është deri më 15 Tetor 2014. Me pas, një grup ekspertësh do të shqyrtojë projektet dhe në një audience të hapur do të bëhet përzgjedhja e projekt-ideve më të mira, të cilat do të konkretizohen nga AMC.

#Botajoneti vjen në kuadër të nismave të kompanisë për ruajtjen e ambientit dhe përkrahjen e komuniteteve në nevojë. Ashtu si në të kaluarën dhe si pjesë e grupit Deutsche Telekom AMC do të vazhdojë kontribuojë në ruajtjen e mjedisit dhe rritjes së cilësisë së jetës.