• |
ide | kryesore

Fëmija shqiptar me cigare, tronditen mediat britanike

Arkiva, Syri i Lapsit
cigare.JPG



Një djalë i mitur shihet në një video duke tymosur cigare në prani të familjarëve të tij. Video ka shokuar publikun në Britaninë e Madhe pasi është publikuar nga The Mirror dhe The Independet. Sipas këtyre gazetave të njohura, ka qenë një person nga Maqedonia ai i cili e ka publikuar këtë video. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një fëmijë rus dhe si video ishte regjistruar në Rusi. Por nëse shihet me kujdes, kuptohet qartë që fëmija është shqiptar. Disa persona, me gjasë prindërit ose të afërmit, dëgjohen duke folur shqip e duke u dëfryer me veprimin e djalit të mitur. Kjo video, që po e japim më poshtë, mund të jetë regjistruar në Kosovë ose Maqedoni.