• |
ide | kryesore

Jul Deda në Këshillin e PD, tatimet kontroll në lokal

Arkiva, Paparazzi
jul deda ok.jpg



Punonjësit e Tatimeve mesyjne lokalin e aktorit te humorit Julian Deda, vetem dy dite pasi ai kandidoi per Keshillin Kombetar te Partise Demokratike. Ne nje postim ne rrjetin social “Facebook” Jul Deda thotë se është qesharake kjo hakmarje. Aktori shkruan: “Sa qesharake. Kane kaluar vetem dy dite, dhe direkt shteti dergoi me urdher te posaçem inspektoret e tatimeve ne lokal per te vene gjobe. Shtet qesharak. Shtet qe te merr inat se ti mendon ndryshe. Sa shpejt u hakmoren, nuk prisnit dot edhe pak qe te mos binit ne sy. Ky vend po merr fund, po mendove ndryshe je armik..! MJER KY VEND..!”/lapsi.al/