• |
ide | kryesore

Zbulohen të pasmet misterioze, janë të Olta Gixharit

Arkiva, Paparazzi
gixhari.JPG



Posterat e fundit reklamues të Albtelekom, kanë ndezur fantazinë e të gjithëve për të zbuluar se kujt i përkasin këto vithe sensuale. Kush është vajza që nuk e shfaq fytyrën dhe që pritet të jetë imazhi i ri i kompanisë telefonike? Kush është kjo bjonde me të pasmet kaq seksi? Lapsi.al nuk po ju lë më gjatë të mundoheni nga hamëndjet. Bjondja me vithet e hatashme është aktorja e njohur Olta Gixhari.
Pa u mbushur ende viti që këngëtarja Elvana Gjata u zgjodh si imazhi i ri i Albtelekom, kompania ka menduar të angazhojë një tjetër figurë femre për të bërë publicitetin e saj. Në posterat e publikuar së fundi, vajza që shfaqet pjesërisht është Olta Gixhari, e cila ka xhiruar edhe dy spote që do të shfaqen së shpejti në të gjitha ekranet e tv. Olta është përzgjedhur për të qenë imazhi i ri i kompanisë së telefonisë celulare Eagle Mobile. Deri tani ajo ka xhiruar dy spote (realizuar nga Anima Pictures), ndërsa ka nënshkruar një kontratë një vjeçare mjaft të kënaqshme. 
Ende nuk dihet nëse spotet e reja do të zëvendësojnë plotësisht ato të realizuara nga Elvana Gjata, apo të dyja vajzat e suksesshme do të alternohen së bashku me imazhet e tyre.