• |
ide | kryesore

A do të jetë gati “Elbasan Arena” për Danimarkën? (foto)

Arkiva, Sport
4.gif.jpg



“Elbasan Arena”, streha e te e kombëtares së futbollit është në ditët e fundit përpara s etë presë inaugurimin në ndeshjen me Danimarkën më 11 tetor. Por a do të jetë gati? Me një kosto të përgjithshme prej 5.5 milionë eurosh, qeveria dhe Bashkia e Elbasanit po zbatojnë projektin për rikonstruktimin tërësor të stadiumit dhe të mjedisit përreth stadiumit. Punimet po kryhen me intesitet megjitahtë të gjithë pyesin a do të jetë gati në afatet që kërkon UEFA kur kanë mbetur edhe 1 muaj nga inaugurimi.

Pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit bëri publike edhe çmimet e biletave për ndeshjen e parë. Ato do të variojnë nga 1 mijë lekë në tribunat anësore deri në 10 mijë lekë për pozicionet më të mira në tribunë. Fotot janë përgatitur nga Gent Shkullaku nga LSA dhe paraqet punimet e ethshme në këtë stadium në përgatitje për ndeshjen e inaugurimit.