• |
ide | kryesore

Serbët: Shqiptarët mund të vijnë në Beograd

Arkiva, Sport
Tifozet-.jpg



Federata Serbe e Futbollit ka “miratuar” udhëtimin e tifozëve shqiptarë në Beograd më datën 11 tetor. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Federatë Serbe ku thuhet se: “Serbia ka marrë një kërkesë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, e cila ka kërkuar që të sigurohet numri i biletave për tifozët shqiptarë. Në bazë të praktikës, 5% e stadiumit u takojnë miqve dhe me këtë rast, Federata Serbe dëshiron të tregojë vullnetin e mirë dhe gatishmërinë për organizimin më të mirë të takimeve të ardhshme. Në këtë mënyrë, federata do të sigurojë kontingjentin e parashikuar të biletave dhe do të bëjë atë në dispozicion për tifozët e Shqipërisë. Prandaj, parimi i njëjtë zbatohet gjatë shfaqjeve të ekipit tonë në Shqipëri, në periudhën 8 tetor 2015.

Megjithatë Federata Serbe shkruan se FSHF duhet të marrë përsipër çdo incident të mundshëm që mund të shkaktojnë tifozët shqiptarë. “Rrjedhimisht për sjelljet e tifozëve shqiptare është përgjegjëse vetëm FSHF dhe askush tjetër” – thuhet në komunikate e Federatës Serbe të Futbollit.

Komunikata përfundon me shpresën që tifozët shqiptarë do të jenë të mirëpritur në Serbi edhe me shpresën se gjithçka do të kalon në frymën e “Fair Play”-it./lapsi.al/