• |
ide | kryesore

Si arrin të qëndrojë kjo godinë në këmbë?

Arkiva, Stil
godina3.jpg



Ky është një iluzion optik mahnitës, një ndërtesë që rri pezull në ajër, e cila ka thithur shumë turistë. Tek kalimtarët duket sikur ndërtesa është shkëputur nga themeli i saj duke qëndruar në ajër, por në realitet është vetëm një “magji” teknike, për të cilen u deshën muaj për t’a projektuar. Ndërtesa ndodhet në tregun Covent Gargen, në Londër dhe është ndërtuar nga artisti Alex Chinneck, i cili është i njohur për krijimin e iluzioneve optike. Duket sikur ndërtesa 184-vjeçare e tregut është shqyer nga jashtë, e cila qëndron në ajër mes një boshlleku të madh të mureve, shtyllave dhe dyrve. Skulptura 12 metra e gjatë është bërë nga një kornizë çeliku dhe një lloj plastike që zgjerohet i quajtur filcor.

Kjo skulpturë ka marrë rreth 500 orë për ndërtimin e saj, duke përdorur teknika të veçanta dixhitale dhe është projektuar të ngjajë me arkitekturën ekzistuese të zonës. Iluzionin në ajër është krijuar duke përdorur kundërpeshë e rëndë dhe shumë e fortë, për të mbështetur gjysmën e parë të strukturës, më pas për t’a varur mbi gjysmën e poshtme. Një shufër çeliku është e fshehur brenda në anën e ndërtesës dhe kjo është e bashkangjitur në një platformë çeliku dhe një hark 12 metra. Edhe pse është projekti i tij më ambicioz deri më sot, kjo nuk është pjesa e parë e krijuar me dinakëri nga Chinneck. Në të kaluarën, duke përdorur teknika të ngjashme, pasi ai më parë ka kthyer një shtëpi me kokë poshtë në Southëark, në Londër./ekspress.com/