• |
ide | kryesore

“Forbes”: 11 miliarderët që ende nuk i kanë mbushur 40 vjeç

Arkiva, Stil
elisabeth.jpg



Janë 11 të rinj, që ende nuk i kanë mbushur 40 vjeç por që zënë vendet jo pak të rëndësishme në listën e këtij viti të “Forbes” të personave më të pasur të planetit. Në krye të kësaj 11-tëshe është Mark Zuckerberg (30 vjeç,), themelues i Facebook me një pasuri netto të paktën 34 miliard dollarë.

Me të është dhe bashkëthemeluesi i këtij rrjeti social, Dustin Moskovitz (30 vjeç), me një pasur neto 8,1 miliard dollarë.

Më e reja nga femrat e listës së vitit 2014 është Elizabeth Holmes (në foton lart), edhe ajo 30 vjeçare, inxhiniere kimie që ka studiuar në Stanford dhe ka ideuar një metodë për të kryer analizat e gjakut në një mënyrë më të shpejtë dhe më ekonomike. Shoqëria e saj “Theranos” është vlerësuar 9 miliard dollarë. Holmes ka pasuri neto 4,5 miliard dollarë pasi zotëron vetëm 50% të kompanisë.

Jan Koum, 38 vjeç, pasuria neto: 7,6 miliard $. I lindur në Ucrainë dhe i rritur në California, Koum ka punuar për një kohë të gjatë tek Yahoo! Përpara se të themelonte WhatsApp.

Sean Parker, 34 vjeç, pasuria neto: 3 miliard $. Bashkëthemelues i “Napster” legjendari software për “file sharing”. Është themelues i Facebook, shoqëri të cilën e braktisi më 2006-ën. Në prill 2014 lëshoi “Brigade Media”.

Scott Duncan, 31 vjeç, pasuria neto: 7 miliard $. Nga më të rinjtë pasanikë të planetit por që trashëgon pasurinë e të atit sipërmarrës Dan Duncan, i zhdukur në vitin 2010.

Travis Kalanick, 38 vjeç, pasuria neto: 3 miliard $.Është CEO tek “Uber Technologies”, popullori dhe i diskutuari app që të lejon të ofrosh një shërbim taksi privat.

Jack Dorsey, 37 vjeç, pasuria neto: 2,7 miliard $. Është një nga bashkëthemeluesit e Twitter, ku aktualisht ka rolin e Presidentit.

Nick Woodman, 39 vjeç, pasuria neto: 3,9 miliard $. Është themeluesi i shoqërisë “GoPro” që prodhon videokamerat popullore të përdorura kryesisht në sporte.

Robert Pera, 36 vjeç, pasuria neto: 2,8 miliard $. Inxhinier elektronik. Hodhi hapat e tij tek Apple në 2003-in por 2 vjet më vonë themeloi kompaninë e tij “Ubiquiti networks” që prodhon mes të tjerash edhe amlifikatorë të sinjalit wi-fi.

Chase Coleman, 39 vjeç, pasuria neto: 1,9 miliard $. Është kapoja i “Tiger global Management” një nga shoqëritë më dinamike në botë për trajtimin dhe shpenzimin e parave.

/lapsi.al/