• |
ide | kryesore

“Tom & Jerry” ka përmbajtje raciste

Arkiva, Stil
tom dhe xherri.jpg



Gazeta “Daily Mail” shkruan në numrin e së dielës se shërbimet “Amazon Prime” dhe “ITunes” kanë bërë një paralajmërim përpara nisjes së filmave vizatimorë “Tom & Jerry”, të viteve 1940-1950 të shekullit të kaluar, se ato “kanë paragjykime racore dhe etnike, e cila ka qenë e zakonshme në shoqërinë amerikane”. Pas kësaj gazeta ngre pyetjen: “A mund të jetë kjo e vërtetë?”

Në fakt, e gjitha filloi në vitin 2005, kur aktorja afro-amerikane, Whoopi Goldberg, foli për karakterin e “Mammy Two Shoes”, femrën me ngjyrë, të cilës nuk mund t’i shihet fytyra në film, por vetëm pjesa e poshtme e trupit. Sipas aktores, kjo nuk është asgjë më shumë vetëm se një material për tallje racore.

Producentët William Hanna dhe Joseph Barbera, në vitin 1940 kanë krijuar këtë film vizatimor, që sot konsiderohet një nga arritjet më të mëdha televizive për fëmijët në të gjithë globin. Sipas profesorit të Studimeve Etnike, Christopher Liman, në studimin e tij “Karakteret e filmave vizatimorë”, kanë bërë të qartë se karakteri i “amvisës së zezë” është bërë për shaka pa shije në baza racore-seksuale. Ky hulumtim është kryer në periudhën 1940-1954. Në veçanti, kjo duket në pjesën kur ajo këndon për bërxollat duke larë enët, si dhe skenën, kur Tom e gërvisht, për të cilën ajo reagon duke thënë “Ju jeni një mace e keqe Tom, pasi preferoni të sulmoni nga prapa”.

Në vitin 1949 ka pasur protesta kundër karakterit të kësaj gruaje të zezë, por vetëm në vitin 1980 studio filloi të "kujdeset" rreth këtij problemi./lapsi.al/